Rama për kontrollorët: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, kishin bërë llogari djallëzore

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Në një bashkëbisedim me qytetarët në qytetin e Gjirokastrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal sërish tek çështja e Aeroportit Nënë Tereza dhe vonesat e mbërritjes së vaksinave kineze Sinovax.

Rama tha, se kontrollorët sipas tij, dëshironin të përfitonin nga situata, pasi e dinin që zëvendësimi i tyre do të dëshironte disa javë kohë dhe kërkonin të ndalonin procesin e vaksinimit.

Por shtoi, se qeveria ishte e përgatitur për këtë lëvizje. Ai nuk ngurroi të thotë se greva, është e shtyrë sipas tij, nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-Presidenti e kryeministri Sali Berisha.

“E patë çfarë ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror.

Ata kontrollorët nuk janë punonjës që mund të zëvendësohen sa hap e mbyll sytë dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë djallëzore. Duhen disa javë t’i zëvendësonim.

Dhe aq duhen për të sjellë rrumpallën. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Ne humbëm një ditë, por sot vaksinat erdhën. Kaluam gjithë natën duke luftuar që vaksinat të mos iknin në një drejtim tjetër. Sepse nuk e beson njeri.

Kacafytja për të marrë vaksinat është botërore. I porosita por mbaji aty. Ç’është kjo? I merr dikush tjetër. Si t’ua them që Presidenti dhe disa leshko u bënë bashkë për t’i bllokuar”, tha Rama

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme