Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se pasojat e bllokadës së buxhetit, po vërehen çdo ditë.
Rama tha se si pasojë e buxhetit nuk kanë mundur t’i paguajnë operatorët privat të transportit.
“Nuk i kemi as të hyrat vetanake me i pagu linjat tona të autobusëve, sot e gjashtë muaj nuk kanë marrë asnje cent operatorët privat si pagesë për shërimet e tyre, i falënderoj publikisht që qëndrojnë me ne si rezultat i bllokadës nga qeveria”, tha Rama në T7.