Rama për veturën e re: Është fantastike, shumë e mirë, fenomenale

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 15:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetura në vlerë prej 36 mijë e 800 euro e blerë nga Përparim Rama në emër të nevojës për të kryer punët si Kryetar i Prishtinës sipas tij është “fenomenale”.

Këtë koment Rama e dha teksa po dilte nga vetura dhe u pyet nga Gazetari i Ekonomia Online nëse vetura është komode

“Është fantastike, shumë e mirë, fenomenale”, u shpreh Rama për Ekonomia Online

EO mëson se kompania fituese është “Porche Kosova” dhe ishte e vetmja që ofertoi në këtë aktivitet prokurimi, në të cilin u përdor procedura e hapur.

Të ngjashme