Rama për vizitë në Greqi më 15 e 16 shtator

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ftuar për të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët organizuar nga revista The Economist me temë “Forcimi kohezionit në kohë turbulence në Europë” që mbahet në Athinë në datat 15 dhe 16 shtator.

Korrespondenti i Top-Channel në Athinë Artur Bibe raporton se kjo ftesë për Ramën ka ardhur në kapacitet e kryesuesit të OSBE.

Për momentin mbetet e paqartë nëse Rama do të udhëtojë drejt Athinës për të qenë pjesë e këtij paneli bashkë me homologun e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe atë Bullgar Boyko Borrisov.

Burime qeveritare greke thanë se ende nuk kanë një agjendë te detajuar të kryeministrit shqiptar,por është e sigurt që kryeministri shqiptar pritet të ketë takim me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme