Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli, raporton Ekonomia Online.
Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë një konferencë për media në orën 14:00, duke përmbyllur vizitën e tij.
Edi Rama, të hënën është takuar me përfaqësuesit institucional dhe partiakë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani e kryeministrin Avdullah Hoti.