Pas deklarimeve të fortë të Presidentit Ilir Meta, në rrjetin social ka reaguar Ed Rama i cili ka hedhur akuza indirekte dhe ironizuese në drejtim të kreut të shtetit.
E teksa Meta deklaroi se reforma në drejtësi s’mund të quhet e suksesshme përderisa në Shqipëri ende nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, kryeministri me “cicërimën” e tij në Tëitter ironizon Presidentin duke thënë se të paktën falë vettingut Kushtetuesja është një djep bosh pa shejtanin brenda.
Rama më tutje në dy mesazhet e tij lë të nënkuptuar se Presidenti nuk po mbron ligjin dhe datën e caktuar prej vetë tij për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shkruar me ironi se Meta përveçse dënimit të aktit të opozitës për lënien e mandateve, duhet të dënojë akoma më me zë deklarimet e tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale muajin e ardhshëm.
Statuset e Ramës:
A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.
Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit
Çfarë tha Meta për krizën politike dhe Gjykatën Kushtetuese:
Kriza politike/ Meta: Shpesh dëgjoj njerëz që thonë çfarë bën presidenti i Republikës. Dëgjojmë dhe histori nga më të ndryshmet. Presidenti i Republikës ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar frymën e kushtetutës, por presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë dy apo tre njerëz që thonë ne nuk ulemi me këtë sepse është kryeministër apo si kryeministër, apo edhe me dikë tjetër që thotë 30 qershori do të jetë një ditë suksesi e madhe për demokracinë në Shqipëri në këto kushte që jemi. Kjo situatë kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët vendas dhe aktorët ndërkombëtarë, kërkon paanësi.
Gjykata Kushtetuese dhe Reforma ne drejtesi/ Meta: Kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi, jemi vend i NATO dhe kemi detyrim të garantojnë stabilitet e siguri të brendshme por edhe si vend që do të celë negociatat me BE. Pasi vendi pësoi 97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme me ndihmën e Venecias dhe kontributin e personaliteteve në vend.
Pikërisht se u nxorën mësime nga 97 dhe u bë për të parandaluar një 97, për të menaxhuar kriza që mund të dalin jashtë kontrollit dhe shtytje të demokracisë drejt anarkisë.
Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrificë, ia hoqëm, kontroll, balancë e llogaridhënie e kaluam nga një sistem parlament në një sistem të mbyllur partiak, kjo është pse sot kemi situatë, që Kuvendi nuk është thjesht funksional se dy partitë e opozitës të mënyrë të papranueshme lanë mandatet, por ka qenë jofunskional edhe kur kanë qenë ata që të jemi të qartë edhe fare të hapur.
Është folur për sukses të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur cështjes publikisht, për suksesin e reformës në drejtësi, bëhen 3 vite nga miratimi i saj. Dhe nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju, dy herë janë hedhur shortet e KLD. Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshi dhe ndërkombëtarët, kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius con përgjigje se nuk vimë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsonin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve. Reforma do jetë më e suksshme kur të kemi më shumë investime amerikane e gjermane.