Mëngjesin sot kreu i qeverisë e ka nisur me një foto nga plazhi në lumin e Shkumbinit, ku paralelisht ka postuar edhe një foto të 2013-ës.
Duke nxjerrë në pah ndryshimin e plazhit, kryeministri thotë se qeveria ka ende shumë për të bërë për të sjellë transformime të tilla si ky plazh publik.
“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të plazhit publik pranë derdhjes së lumit Shkumbin më 2013 dhe sot. Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur. Prandaj përpara”, shkruan Rama.