Rama pranon gafën skandaloze me “videon e dhunës spanjolle”: Ma nisi një shok

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Pas një gafe të bërë nga izolimi i shtëpisë së tij në Surrel, ku nuk komunikon as me stafin e as me ministrat veçse përmes celularit, Edi Rama e ka pranuar fajin. Për të trembur shqiptarët ai postoi një video ku thuhej se si i rrihte policia spanjolle ata qe shkelnin shtetrrethimin, por ajo doli se ishte nje video protestash ne Algjeri.

Shfajesimi i Rames

Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157550752856523/?d=null&vh=e
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme