Në muajin shtator do të nisë projekti për vijën bregdetare të Sarandës.
Kryeministri Edi Rama shkruan se kanë përfunduar procedurat, ndërsa publikon edhe disa foto të projektit.
“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike”, shkruan ai.