Rama: Projekti i Lungomares do shtrihet deri te tuneli

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Prishja e ndërtimeve në zonën e ujit të ftohtë shënon nisjen e fazës së dytë e projektit të Lungomares. Pjesë e projektit do të jenë disa pishina për të rritur dhe fëmijë, hapësira pushimi buzë detit të lidhura me shëtitoren nëpërmjet shkallëve. Për të parë nga afër ecurinë e projektit në Vlorë ishte kryeministri Rama.

“Parashikohet që ky projekt që ka filluar me prishjen e gjithë ndërtimeve pa leje e të gjitha ndërhyrjeve që janë bërë në vite, do të kthehen përsëri në identitet, të krijohen plazhe, të krijohet shkallarja që do vazhdojë aty ku mbarojnë fushat e sportit e në drejtim të tunelit”.

“Kjo duhet pastruar totalisht, sepse duhet të garantohet që gjithë cilësia dhe bukuria e arritur me Lungomaren të vazhdojë të shtrihet deri tek tuneli. Kjo është faza e dytë. Faza e tretë pastaj është matanë, por në këtë fazë kemi këtë projekt, nga ku mbaron Lungomarja tek tuneli, që do të thotë që këtu duhet të pastrohet çdo gjë”.

Më pas kryeministri inspektoi edhe punimet për rikualifikimin urban të qendrës historike të Vlorës dhe mori pjesë në inaugurimin e Shkollës së Mesme e Bashkuar Mynyr Xhindi në fshatin Vllahinë./tv klan/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme