Rama publikon foto të plazhit të Velipojës duke injoruar ngjarjen e rëndë, shikoni çfarë bëjnë ndjekësit

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Velipojë.

Katër persona u vranë ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Të vrarë kanë mbetur shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Por pavarësisht kësaj ngjarje tejet të rëndë, kryeministri Edi Rama nisi ditën me një fotografi të plazhit të Velipojës.

E ky veprim i tij padyshim se u prit mjaftë keq nga ndjekësit, të cilët thuaj se e “grinë” me komente negative.

Të gjitha komentet në fotografinë e postuar nga Rama ku thotë ‘mirëmëngjesi’ ishin të tipit se si nuk merret me vrasjen e mbrëmshme dhe nuk ngushëllon familjarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme