Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shtangur të gjithë me një video që e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Rama ka publikuar një hartë në të cilën Kosova figuron brenda kufijve të Serbisë.
“Me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Por, ajo që shqetëson, në hartën që e ka përdorur Rama, territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda kufijve të Serbisë.
Fotografia është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka ngjallë edhe reagime.