Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e përjavshëm me platformën e bashkëqeverisjes u shpreh se sondazhet e bëra tregojnë që publiku ka rritur besueshmërinë ndaj platformës. Sipas tij, ata po ushtrojnë presion mbi administratën që ta bëjnë punën e tyre sa më mirë.
“Skuadra e platformës është e gatshme të adresojë problemin dhe ta zgjidhë atë. Kemi bërë një anketim lidhur me perceptimin e publikut për shërbimin e kryer”.
“Kemi konstatuar se përqindja që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme me atë që kishim një vit më parë. Platforma jo vetëm zgjidhë probleme, por edhe ushtron presione mbi administratën”, tha Rama.
Kryeministri ka shtuar dhe se bashkimi i Hipotekës me Aluiznin në një agjenci të vetme ka ndikuar në reduktimin e burokracive dhe rritjen e fleksibilitetit.
“Sot nuk kemi më Hipotekë dhe Aluizni të ndarë, por një agjenci e cila sapo ka filluar bashkimin në një. Mos prisni, mos lejoni t’u shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin e krushkun, por thjesht klikoni në Shqipëriaqëduam.al”, shtoi ai.