Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lëshoi një tjetër mesazh “pro” Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Opozita kërkoi në fillim të javës që të ndryshojë ligji dhe të mos ketë më prokuror të zgjedhur me shumicë të thjeshtë në Parlament.
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu përmes një statusi në Facebook tha se ligji është i qartë, shkruan Opinion.al.
“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, ka thënë ai.
Pas kësaj deklarate ka reaguar kryeministri Edi Rama.
“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”, ka shkruar ai në Facebook.