Ka përfunduar takimi i tretë i “Mini-Shengenit Ballkanik” në Tiranë ku morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama si nikoqir, presidenti i Serbisë,
Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe që për herë të parë u bashkua edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq.
Rama konferencën për media e hapi duke i falënderuar këto vende për ndihmën e dhënë në fatkeqësinë e tërmetit që goditi Shqipërinë.
Por ai mungesën e Kosovës në këtë takim po e shoh si të paarsyeshme e madje edhe të dëmshme për vendin.
“Nuk do të lodhem së përsërituri që kjo nismë nuk është përjshtuese për askënd, por është gjithëpërfshirëse dhe e hapur. Nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar edhe në Tiranë sikurse në takimin e mëparshme të gjithë. Refuzimi i përsëritur i autoritete të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe përveç kësaj edhe i dëmshëm për vetë Kosovën”.
“Ne këtu jemi ftuar për të ndërtuar urën midis të shkuarës dhe të ardhmes – e shkuara na ndanë e ardhmja na bashkon. Bindja ime e thellë është që i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e vendeve tona për t’u bërë pjesë me familjen evropiane”.
“Duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të krijuar hapësirën tonë në standardet që i përgjigjen katër lirve të BE-së: Lirisë së lëvizjes, të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve”.
“Plagët e së shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe që ne nuk jemi ftuar që t’i shpikim, por mjafton t’i shohim si kanë funskionuar në realitete të ngjashme”.
Rama tha se në asnjë rast historia nuk tregon se vetëpërjashtimi dhe vetizolimi të kenë sjellë ndonjë të mirë apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e reja.