Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Turqi ku po zhvillon ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në këtë vend.
Kreu i qeverisë ka qenë mëngjesin e kësaj të enjteje në Mauzoleumin e Ataturkut.
Rama shoqërohej nga kabineti i tij qeveritar dhe ka përshkruar të gjithë rrugën e muzeut për të vendosur një kurorë me lule në nder të tij. Më pas, ai ka dalë dhe ka shënuar përshtypjet e tij gjatë kësaj vizite.
Kryeministri Edi Rama mbërriti një ditë më parë në Ankara dhe u prit në një ceremoni zyrtare nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Mes Shqipërisë dhe Turqisë janë nënshkruar disa marrëveshje në fusha të ndryshme.
Rama shoqërohej në këtë vizitë nga disa ministra dhe drejtorë institucionesh. (tvklan.al)