Rama: Spitali i Laçit do të ndërtohet i ri

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Laçit është një nga objektet publike më të dëmtuara në sektorin e shëndetësisë.

Kryeministri, i cili e ka vizituar gjatë paradites së kësaj të shtune, foli për domosdoshmërinë e shembjes së ndërtesës dhe ndërtimin e spitalit të ri.

Rama premtoi se brenda Pranverës godina e re e këtij spitali do të jetë e përfunduar dhe gati të nisë nga funksionimi.

Godina aktuale e Spitalit të Laçit është ndërtuar në fillim të viteve ‘70 dhe ka funksionuar si shkollë profesionale, vetëm pas viteve ‘90 u përshtat për të funksionuar si spital.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme