Rama studentëve: “Unë dua të ndodhë ajo që ju doni”

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama i ka thënë po, kërkesë së studentëve për Vetingun e pedagogëve dhe ju ka kërkuar të ulen në dialog për ta luftuar këtë fenomen, që askush nga pedagogët të mos guxojë të kërkojë lekë për notën.

Duke iu përgjigjur pyetjes kur do të bëhet Vetingu i pedagogëve në Universitete, Rama tha se po, pse mos ta bëjmë?!

Rama shton se ju nuk keni ngritur një herë zërin kur ju kanë poshtëruar duke ju thanë ose merr librin tim ose se merr notën.

“Unë për ju bëjë gjithçka nëse ju jeni gati të jeni zot e vetës dhe të fatit tuaj. Të gjitha ato që shkruani në rrjetet sociale, ju duhet ta tregoni me dinjitet e seriozitet kur një pedagog kërkon lekë apo pse tu shes librin në këmbim të notës”, tha Rama, transmeton ATSH.

“Çfarë do bëjmë ne bashkë? Do jemi më të fortë ta luftojmë bashkë atë pedagogun, se jemi më të fortë të vini tek unë ta luftojmë bashkë pedagogun”, tha Rama.

Më tej, Rama ironizon opozitën ku u drejtohet studentëve duke ju thënë se zgjidhja është të uleni në dialog, ose bëjeni Vetingun me Lulzim..!

“Lulin e kemi profesionist të Vettingut, se këtë të politikanëve e mbaroi. E çoi dhe në Venecia dhe priteni tani të thotë se Venecia na dha të drejtë. Ose bëjeni me Monikën se është doktore shkencash”, ironizon Rama.

“Doni të pastroni doktoraturat me Doktorën e Shkencave, Monikën apo me Lulin, profesor i asocuar i Monikës, ose me mua? Zgjidheni Vetë. Unë jam gati për çdo gjë, sepse unë dua të ndodhë ajo që ju doni”, theksoi Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme