Rama takohet me Merkelin: Shumë i inkurajuar nga vlerësimet e saj ndaj Shqipërisë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është duke qëndruar në Gjermani, ai atje ka takuar kancelaren Angela Merkel.

Këtë e bëri të ditur Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”.

Ai po ashtu ka deklaruar se Merkel është një mike e vërtetë.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”, ka shkruar Rama.

Më parë, Rama ndau një fotografi nga Komiteti i Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku ishte i pranishëm për të kërkuar, siç vetë ai u shpreh, PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/665884123907782/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/886189008462411/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2406694339367167/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme