Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka takuar sot përfaqësuesit e tregut me shumicë, me të cilët ka biseduar mbi shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se tregu me shumicë, duke qenë burim i të ardhurave për shumë familje dhe pikë konvergjuese për blerës nga shumë komuna të Kosovës, është me rëndësi të madhe dhe kërkon kujdes të shtuar.
“Si fillim, u pajtuam të kujdesemi për menaxhim më të mirë të mbeturinave të tregut dhe për rregullimin e rrugës”, ka shkruar ai.
postimi i plotë:
Sot takuam përfaqësuesit e tregut me shumicë, shqetësimet dhe kërkesat e të cilëve i dëgjuam me shumë vëmendje.
Ky treg, duke qenë burim i të ardhurave për shumë familje dhe pikë konvergjuese për blerës nga shumë komuna të Kosovës, është me rëndësi të madhe dhe kërkon kujdes të shtuar.
Si fillim, u pajtuam të kujdesemi për menaxhim më të mirë të mbeturinave të tregut dhe për rregullimin e rrugës.