Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se 15 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë në Shqipëri gjatë ditës së nesërme.
Rama, gjatë vizitës në shtëpinë e të moshuarve ku po vazhdon vaksinimi, shtoi se brenda dy javëve të para të marsit edhe COVAX do të nisë furnizimin me vaksinën AstraZeneca, e cila nuk është aprovuar për personat mbi 65 vjeç.
“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza nga Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Sfida është të garantojmë një sasi të konsiderueshme dhe të kemi lajme të mira shumë shpejt, por mos të flasim përpara kohe”, deklaroi Rama.