Mungesa e kazanëve të mbeturinave është kthyer në një problem serioz në Bulqizë.
Banorët e lagjes ‘Minatori’, në bashkinë Bulqizë, prej kohësh ankohen për këtë mungesë.
Bashkim Shyti, një banor i kësaj lagjeje thotë se detyrohen t’i mbledhin vetë mbeturinat që hidhen përreth, në mungesë të koshave të posaçëm. Shpesh edhe fëmijët luajnë në mes të plehrave dhe inerteve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin.
Edhe në ato pak vende ku gjenden koshat e plehrave, ato kthehen në pirgje mbeturinash, pasi nuk boshatisen dhe kanë si vizitorë qentë endacakë.