Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditën e sotme ishte në Thumanë në familjen e Sokol Mestit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Familja e tij po qëndron në një banesë të përkohshme.
Kryefamiljari Sokol Mesi, tashmë është strehuar duke përfituar nga bonusi i qirasë.
I shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi kryeministri bëri me dije se javën e ardhshme fillon gara për tenderin ndëkombëtar të rindërtimit dhe se pallatet do të përfundojnë më vonë se banesat pasi marrin më shumë kohë.
Edi Rama: Bonusin e marrin?
Artur Bushi: Po. Ky ka qenë pjesë e pallateve të Thumanës. Ku po pastrojmë aty vendin, dhe pret banesën. Janë 1 mijë e 700 – 1 mijë 800 familje që përfitojnë.
Sokol Mesi: Falemiderit që na ke ardhur. Të presim për të mira.
“Do të bëjmë takime, do të flasim me qartësi të drejtëpërdrejtë se si do të bëhet procesi. Kemi bërë maksimumin për të bërë gjëra të mira bashkë. Në maj hapim kantierin e rindërtimit dhe Thumanën do ta bëjmë model. Ndeshje të tilla nuk i kam problem. Po çfarë t’u bëj ndeshjeve që nuk kanë rregulla dhe arbitra. Kjo është kollaj. Vitin e ri do ta bëjmë te shtëpia e re”, deklaroi kryeministri.
Gjithashtu Rama u shpreh se ai nuk e ka ndeshje të vështirë sfidën e rindërtimit dhe se do e kryejë deri në fund.