Kryeministri Edi Rama përshëndeti në Twitter “deklaratën e Senatit Akademik të UT”, duke uruar që “t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht”.
“Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social.