Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sërish ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në ‘Rrugën e Kombit’.
Rama nuk i ka ndalur kritikat ndaj opozitës, duke thënë se po e shfrytëzon këtë rast për ta ‘djegur rrugën evropiane të Shqipërisë’.
Madje ai ka thënë se edhe në kohën e qeverisjes së Sali Berishës kishin tentuar ta bënin Rrugën e Kombit me pagesë.
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë!”, ka shkruar Rama.
“Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, ka shtuar ai.