Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, biseduan bashkëpunimin mes dy qyteteve.
Rama pranoi nga Veliaj “Çelësin e Qytetit”.
Kreu i Prishtinës e ka falënderuar homologun e tij shqiptar për mikpritjen, duke i thënë se mezi pret vizitën e tij në Prishtinë.
“Të Faleminderit për mikpritjen miku e vëllau im Erion Veliaj. Dy Kryeqytetet tona do të jenë gjithmonë simotra dhe do të hecim së bashku në zhvillimin dhe modernizimin e tyre për të mirën e qytetarëve tanë si dhe vendeve tona! Menxi pres të iu kthej mikpritjen tuaj!”.