Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është vënë në lëvizje pasi ditë më parë ka shkarkuar Valdet Restelicën nga detyra e e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking.
Të mërkurën, Rama ka mbledhur drejtorë dhe zyrtarë të lartë të Komunën së Prishtinës në mbledhjen e mëngjesit.
Pikërisht “Prishtina Parking” ka qenë tema e takimit, teksa i pari i Prishtinës bëri të ditur se janë duke punuar në rregulloren e re të kësaj ndërmarrjeje.
Rama të hënën ka shkruar në Facebook se Restelica u shkarkua nga bordi i kësaj ndërmarrje, pas konstatimit se e ka keqpërdorur pozitën, keqmenaxhim dhe cenim të imazhit të kompanisë “Prishtina Parking”.