Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të niset sot për Paris të Francës ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës Franceze e cila ka njoftuar se takimi dypalësh do të mbahet në orën 13:20 pasuar nga një drekë e përbashkët në Elysee.
Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të kryeministrit shqiptar me ftesë nga presidenti francez.
Takimi i fundit mes liderëve të të dyja vendeve ishte ai i 15 majit të vitit 2018.