Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar dy familje strehuese në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Rama ka thënë se çdo fëmijë meriton një shtëpi të ngrohtë, si dhe dikë që përkujdeset për të.
“Në mungesë të familjes biologjike, për rrethana e shkaktarë të ndryshëm, këtë ngrohtësi e ofrojnë familjet strehuese. Sot, Kryetari Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën për Mirëqenie Sociale Adelina Sahiti, takuan dy familjet strehuese të kryeqytetit dhe të atyre jashtë Prishtinës që kujdesën për fëmijë tanë”, tha Rama.
“Ata shprehën mirënjohje të thellë për humanitetin e tyre dhe me vëmendje dëgjuan se cilat janë sfidat e tyre të përditshme. Si Kryeqytet jemi të përkushtuar për ta fuqizuar dhe më tej këtë formë të mbrojtjes sociale. Faleminderit partnerit tonë Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP për punën e palodhshme ndër vite. Bashkë për fëmijët tanë”, ka shkruar Rama në rrjetin e tij social Facebook.