Rama: Zotohemi për zbatimin e planit të tranzicionit të FSK-së

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 12:19 | Nga Aulona Sylaj

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnat, Rrahman Rama, është zotuar për realizmin e planit të tranziconit të FSK-së në ushtri.

Rama në konferencën e funditviti ka thënë se faza e parë e tranzicionit është në përfundim, ndërsa që e dyta do të jetë komplekse dhe sfiduese.

Zotohemi për planin e tranzicionin edhe te faktori vendor edhe te ai ndërkombëtar. Jemi në përfundim të fazës së parë. Kurse tani do të kalojmë në fazën e dytë që do të jetë komplekse e sfiduese.”Jemi të hapur e transparent për çdo zhvillim brenda FSK-së”, tha ai.

I pyetur për shkurtimin e buxhetit për FSK-në, ai tha se kanë qenë të kujdesshëm në shpenzimet e buxhetit, duke falënderuar parterët tanë ndërkombëtarë për ngritjen e kapaciteteve.

Rama ka shprehur ngushëllime, familjes dhe bashkëpunëtorëve për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së.

Të ngjashme