Analistin Sadri Ramabaja e ka frikësuar shumë fitoja e Donald Trump në zgjedhjet elektorale në Amerikë.
Ai e quan fitoren e tij si “Fundi i demokracisë liberale”.
Sipas tij, zgjedhja e Trump do të ketë pasoja edhe për shqiptarët. Ndaj, ai bën thirrje për krijimin e “Federatës Shqiptare”
E po ashtu, nuk ka lënë edhe pa kërkuar rizgjedhjen e Kurtit në pozitën që është tani.
Postimi i plotë:
Fundi i demokracisë liberale.
E bashkë me këtë fund të palavdishëm, fillon epoka e fashizmit modern tok me rendin e ri botëror.
Instalimi i fashizmit gjerman përmes zgjedhjeve kishte fituar në vitin 1933, por ai do të bëhej shkas për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Bota që sot futet në autostradën e pasigurisë totale.
Në Europë pason rigrupimi i aleancave të reja dhe forcimi i rolit të shtetit-komb.
Në këtë hulli hyjmë edhe ne.
Beteja për mbijetesë do të jetë shenjuesi i viteve pasuese.
Që të ruajmë integritetin territorial dhe të ardhmen si Komb, dy republikat tona duhet të marrin vendime urgjente që do të rezultonin me krijimin e Federatës Shqiptare.
Për këtë arsye zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 marrin karakter plebishitar. Kosova duhet ta konfirmojë maturimin e saj politik duke rizgjedhur Albin Kurtin në pozicionin e tij aktual dhe duke i dhënë fuqi edhe më stabile qeverisjes për mandatin e ri.
Republika ka nevojë për lider të fortë.