Ramabaja thotë se i shërbeu atdheut e nuk e di pse po gjykohet: PSRK-ja është mbetje e UDB-së

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 14:42 | Nga Kastriot Kokollari

I akuzuari në rastin e njohur si “Syri i Popullit” Sadri Ramabaja në seancë përfundimtare fjalimin e tij e kishte titulluar “Pse po më Gjykojnë”, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se qysh në 2017 ishte përballur me pjesëtarë të AKI-së të cilit i kishin thënë se ishte në rrezik për shkak të rasteve të hapura si ai i vdekjes së Astrit Deharit dhe ai për vëllezërit Kiçina.

Ramabaja në fjalën e tij tha se është flijuar për t’i shërbyer atdheut.

“Me 4 tetor 2017 jam përball me një situatë surrealiste dhe tepër specifike. Një zyrtar nga AKI-së me tha që të largohem nga vendi dhe e pranojë që pas atij rasti isha në panik dhe kam jetuar në mërgim. Nuk kam të bëjë fare me rastin në fjalë dhe jam kundër dhunës. Nuk kam të bëjë me organizatën fantome ‘Syri i Popullit'”.

“Nipi i Azem Vllasit ka shpifur në mua në shtator të vitit 2017. Qëndrimi i  prokurorit përball policëve hetues të njohur si pjesë e klanit ‘Pronto’ ishte përulës. Pjesa e fundit e dëshmisë është shpifëse dhe me prapavijë politike”.

Sipas tij, më këtë aktakuzë po insistohet në vrasjen e drejtësisë dhe se gjykata nuk duhet ta lejojë një gjë të tillë.

“Gjykata do të duhej ta deshifronte ketë aktakuzë duke u mësuar me mendimin se perceptimi është më i rëndësishëm se realiteti dhe kjo këmbëngulje do të thotë qartë se po insistohet në vrasjen e drejtësisë dhe këtë gjykata nuk duhet ta lejojë. Konstatimi se unë qëndroj mbrapa ‘besnikut’ nuk mund të faktohet kjo vetëm me iluzionet e Murat Jasharit”.

“Në asnjë rast e rrethanë nuk kam marrë pjesë në takime të organizatës ‘Syri i Popullit’ dhe as që kam qenë në dijeni për një gjë të tillë. Konkluzioni i Prokurorit se unë qëndrojë mbrapa këtij grupi nuk ka të bëjë aspak me frymën juridike”, tha Ramabaja.

“Në këto rrethana për Prokurorinë Speciale përparësi nuk merr shëndeti i njeriut. Gjykata nuk duhet ta lejojë sjelljen jo profesionale të prokurorit. Në korrik të 2019 Presidenti i Republikës morri edhe rolin e prokurorit. Prokuroria speciale dhe klanti ‘Pronto’ ka kapur sistemin e drejtësisë dhe ka shfrytëzuar sëmundjen e Murat Jasharit që të më likfidoj nga jeta politike”.

“Supozimi se kam qenë pjesë e organizatës Syri i Popullit mbetët vetëm supozim. Dokumenti bazë për ngritje të kësaj aktakuze ka shërbyer Murat Jashari, një i sëmure mendor”.

Prokurori Syl Hoxha ka reaguar kur i akuzuari Ramabaja tha se Prokuroria Speciale është mbetje e UDB-së.

Prokurori Sylë Hoxha tha se i akuzuari duhet të mbrojë veten në mënyrë profesionale e jo me ofendime.

“I akuzuari nuk guxon të bëjë fyej siç bëri gjatë tërë fjalës së tij. Ai duhet ta paraqet mbrojtjen në mënyrë profesionale e jo të merret me insinuata”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme