Ramadani: I tërë territori i Kosovës është në mbikëqyrje

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se asnjë qytet në Kosovë nuk është lënë anash në këtë situatë me Coronavirus dhe i tërë territori i Kosovës është në mbikëqyrje.

Ramadani tha se Prishtina është kryeqytet dhe është top prioritet, e vëmendje të posaçme ka edhe Malisheva për shkak të specifikave, raporton rtv dukagjini.

Por, sipas tij, asnjë qytet i Kosovës nuk është lënë anash në këtë situatë me Coronavirus.

Drejtori i IKSHP-së sërish kërkoi nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet në mënyrë që situata me coronavirus të jetë nën kontroll.

I pyetur se kur mund të pimë kafe në kafiterit e kryeqytetit, Ramadani tha se së shpejti, por pa precizuar kohën kur.

“… së shpejti edhe në kafiteri”, tha Ramadani, duke mos dhënë kohën e saktë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme