Ramadani kërkon dorëheqjen e Kusarit: “Raportimi” te Radojçiqi është cenim i sigurisë kombëtare

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të bisedës ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radojçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një reagimi në Facebook, Ramadani ka thënë se “’Raportimi’ tek Radojçiqi është cenim i sigurisë kombëtare”.

Ramadani i ka kërkuar Kusari-Lilës që të japë dorëheqje sot dhe të rrëfehet për të gjitha detajet.

“Madje, duke i ‘raportuar’ që sapo i përfundoi takimet në Kuvend dhe, pasi që u lirua (nga obligimet) po shkon në shtëpi. Pra, në pak sekonda që dëgjohet telefonata, ajo më shumë ishte Raportim për axhendën ditore të Mimozës! Mimoza, dorëhiqu sot dhe rrëfeu për të gjitha detajet me saktësi”.

“Hapja rrugën Prokurorisë të bëjë punën pa presionin e pushtetit”, shkroi Ramadani.

Reagimi erdhi pasi Nacinale publikoi një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit.

POSTIMI I PLOTË:

‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Më 23 nëntor 2018, banesa e Radoiçiqit ishte bastisur për herë të parë nga Policia e Kosovës.

Në ndërkohë, më 8 dhjetor 2021, Radojiçiq është sanksionuar në Listën e Zezë të SHBA-së (shih: fotot e bashkëngjitura).

Por, gjatë qershorit 2022, pra gati 4 vjet pasi Radoiçiqit i ishte bastisur banesa dhe rreth 7 muaj pasi ishte futur në Listë të Zezë, shefja e Grupit Parlamentar të pushtetit në Kosovë dëgjohet me zë duke folur Radoiçiqin në telefon.

Madje, duke i “raportuar” që sapo i përfundoi takimet në Kuvend dhe, pasi që u lirua (nga obligimet) po shkon në shtëpi.

Pra, në pak sekonda që dëgjohet telefonata, ajo më shumë ishte Raportim për axhendën ditore të Mimozës!

Mimoza, dorëhiqu sot dhe rrëfeu për të gjitha detajet me saktësi!

Hapja rrugën Prokurorisë të bëjë punën pa presionin e pushtetit!

Të ngjashme