Ramadani: Këtë të diel do të përcaktohet nëse do të mbrohet dhe sovranizohet shteti i Kosovës

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga AAK, Burim Ramadani, ka thënë se këtë të diele do të përcaktohet nëse do të mbrohet dhe sovranizohet shteti i Kosovës apo që Kosova të jetë e hapur ndaj ideve për ndarje ose për Republikë brenda Republikës.

Kështu ka shkruar, Ramadani në një postim të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”.

Sipas tij, kryeministri Haradinaj është përcaktuar për mbrojtje dhe sovranizim të shtetit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Të dielën vendoset për qëndrueshmërinë e shtetit.
Jo vetëm pët partitë politike dhe për kandidatët pët deputetë. Këtë të diel do të përcaktohet nëse do të mbrohet dhe sovranizohet shteti i Kosovës apo që Kosova të jetë e hapur ndaj ideve për ndarje ose për Republikë brenda Republikës.
Kështu, Kryeministri Ramush Haradinaj është përcaktuar për mbrojtje dhe sovranizim të shtetit të Kosovës.

#AAKPSD119
#RamushHaradinaj1
#BurimRamadani4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme