Ramadani: Mos dilni, tri javët e ardhshme janë kritike

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e tyre.

Profesor Ramadani tha se situata epidemiologjike për sa i përket Covid-19 në Kosovë është nën kontroll dhe shifrat e regjistruara janë brenda pritjeve të IKSHPK-së, porse, tha që popullata duhet të jetë shumë më e kujdesshme në zbatimin e masave të Qeverisë, rekomandimeve të MSH-së e IKSHPK-së, duke mos dalë dhe ekspozuar pa nevojë, sikur po vërehet shpesh.

“Jemi në një moment vendimtar, dhe ne e kemi situatën ende nën kontroll, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten”, tha Ramadani, duke shtuar se ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri I mostrave të testuara për Covid-19.

“Tri javët e ardhshme janë kritike, prandaj Iu bëj thirrje qytetarëve që t’i shmangin daljet, të mos tubohen dhe të qëndrojnë në shtëpi”.

“Nuk ka vend për kënaqësi, derisa ta largojmë virusin nga trevat tona”, ka shtuar profesor Ramadani.

Ai tha se janë bërë mbi 1700 testime që nga fillimi i përhapjes së Coronavirusit.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shendetesi/vitia-thote-se-karantina-ne-komunat-veriore-u-vendos-ne-koordinim/

Të ngjashme