news image
sinjali fb
Sinjali.com
19 Shtator 2021 19:27
Sipas infektologut, Hamdi Ramadani, në mënyrë që pandemia të kufizohet në Kosovë, duhet imunizuar plotësisht rreth 1 milion qytetarë.
Tutje ai ka shtuar se gjërat kanë ndryshuar me paraqitjen e versionit “Delta” të koronavirusit.
“Mbi 1 milionë qytetarë duhet të marrin të dy dozat e vaksinës, duke respektuar masat ne do të jemi në një situatë më normale dhe do ta kufizojmë pandeminë”.
“Ky variant ka befasuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe shtimi i vdekjeve në Kosovë lidhet me këtë variant të koronavirusit” , ka thënë Ramadani për RTV Dukagjinin.
Sipas Ramadanit deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë që ky variant është rezistues ndaj vaksinës.
Ramadani ka shtuar se qytetarët e vaksinuar duhet të mbajnë maskën dhe distancën, pasi sipas tij edhe këta qytetarë mund të bartin këtë virus te të tjerët.