Ramadani për aksionin me vezë në Kuvend: Reaguam bashkë që situata të mos eskalojë fizikisht

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se nuk mund të thotë nëse opozita do të ndërmarrë aksione të tjera të ngjashme me atë të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur në Kosovalive në T7, Ramadani tha se reagimi i deputetëve opozitarë ka qenë i përbashkët, me qëllim që situata të mos përshkallëzohet në përplasje fizike.

“Ajo që është me rëndësi është që ne kemi reaguar në formë të përbashkët, që të mos eskalohet në aspektin fizik”, deklaroi Ramadani.

Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje të qartë nëse mund të përsëriten aksione të ngjashme me atë të hedhjes së vezëve ndaj Kurtit.

Të ngjashme