Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Presidentes Osmani, që të ‘veprojë këtë javë’ lidhur me vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe.
Ramadani ka theksuar se më pak se 4 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, me të cilin Qeveria e Kosovës mbajti përgjegjës Serbinë dhe Listën Serbe, po kësaj organizata ia dhanë 360 mijë euro.
Postimi i plotë:
Presidente, vepro këtë javë!
Presidentja Vjosa Osmani Sadriu duhet që gjatë kësaj jave të ndërmerr hapat institucional e Kushtetues në raport me vendimin që i dha 360,000 euro Listës Serbe.
Përkatësisht, ky vendim të shfuqizohet dhe përgjegjësia për këtë skandal të adresohet saktë!
Integriteti dhe besimi publik në institucionet e shtetit duhet të rikthehet.
Më pak se 4 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin Qeveria e Kosovës mbajti përgjegjës Serbinë dhe Listën Serbe, po kësaj organizata ia dhanë 360 mijë euro.
Gjithçka ka ndryshuar pas sulmit në Banjskë apo nuk ishte ky qëndrimi zyrtar i liderëve të institucioneve të Kosovës?