Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Shoqatën “Handikos”, kanë zhvilluar një aktivitet me moton “Sot lëvizim bashkë!”, për nderë të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, raporton Ekonomia Online.
I pari i kryeqytetit, premtoi kushte më të mira për personat me nevoja të veçanta. Ai tha se shumë institucione po krijojnë kushte më të favorshme për këtë kategori.
“Tash e kemi edhe festivalin manifesta, Bienale. Kemi disa intervenime në qytet me bo lëvizjen më të lirë. Sa i përket rregulloreve keni të drejtë ligjore për të zbatuar këto pika. Kemi si pjesë shtesë edhe materiale nëpër hapësira publike. Kemi mundësi për kioske dhe publike. Ne kemi me pas qasje edhe në qytet për t’iu lejuar liri shtesë. Një numër i ndërtesave ka filluar funksionalizimi dhe në QKMF që tash i ka kushtet specifike edhe për fëmijë me nevoja të veçanta”, tha Rama.
Rafet Rudi nga Shoqata “Handikos”, kërkoi nga kryetari Rama që asnjë leje e ndërtimit të mos lëshohet pa u plotësuar kushtet për personat me nevoja të veçanta.
“Testimin e parë mundem me ba me shku deri tualet. Presim nga ju kryetar që asnjë leje të mos lëshohet e ndërtimit pa i përmbushë kriteret, e dyta me bo hulumtim në komunë se cilat objekte nuk kanë qasje. Dhe me bo një plan të cilat mund të rregullojnë. Lëvizja e lirë është gjëja fondamentale”, tha Rudi.
