Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka ardhur në Kuvend për të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin, raporton Ekonomia Online.
Ai ende nuk ka dhënë ndonjë prononcim rreth votimit të tij sa i përket marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi.
Në seancën e djeshme Kelmendi nuk mori pjesë sepse i ishte nënshtruar një trajtim shëndetësor të hemodializës.
Dje Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme, në tentativën e katërt për të ratifikuar Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Seanca, e cila nisi të martën në orën 16 ka përfunduar pas rreth nëntë orë debati parlamentar, ku pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit shprehen mendimet e tyre rreth kësaj teme.
Seanca është shtyrë të vazhdohet sot, kur pritet të iniciohet edhe procedura e votimit, ndonëse sipas koalicionit qeverisës, votimi do të ndodhë vetëm nëse paraprakisht sigurohen votat për ratifikim.