Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i ka ofruar pozitën e zëvendëskryeministrit.
Kelmendi ka thënë në InfoBox të RTV Dukagjinit se është i gatshëm ta pranojë këtë detyrë dhe se pret nga kryeministri që ta marrë këtë vendim.
Ai ka mohuar se kjo është bërë në këmbim të votës për demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i tij lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshuar.