Fushata elektorale e kandidatit për kryetar të Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Lladrovci do të nis në orën 14:00.
Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas do të zgjasë deri me datën 16 dhjetor.
Në balotazh për këtë komunë garojnë . Ramiz Lladrovci, dhe Isa Xhemajlaj, I Nismës për Kosovën të cilët në votimet e 4 dhjetorit kishin marrë PDK: 45.4 % kurse Nisma 26.19 %.
Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në raundin e parë të zgjedhjeve.