Ramiz Lladrovci ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, pasi është nominuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit.
Në letrën e dorëheqjes, drejtuar presidentit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ai i ka falënderuar që ia kishin besuar këtë detyrë, ndërsa i ka njoftuar se po jep dorëheqje menjëherë pasi Partia Demokratike e Kosovës “e gjeti të arsyeshme të më kandidojë në vendlindjen time, në Drenas, për të vazhduar punën e suksesshme të pararendësve të mi në këtë detyrë”.
“E gjithë puna dhe veprimtaria ime do të jetë e përqendruar në prosperitetin dhe begatinë e banorëve të vendlindjes sime, njëra nga zonat më të spikatura për atdhedashuri, punë dhe përkushtim”, ka .
“Në të gjithë periudhën që kam ushtruar detyrën e lartë të ambasadorit në Tiranë, kam bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar klimën e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit mes dy shteteve tona dhe jam i lumtur që puna ime është cilësuar në nivele të larta”.
“Dorëheqja ime sot vjen menjëherë pasi Partia Demokratike e Kosovës e gjeti të arsyeshme të më kandidojë në vendlindjen time, në Drenas, për të vazhduar punën e suksesshme të pararendësve të mi në këtë detyrë”.
“Të jeni të bindur se, duke besuar në verdiktin e popullit të Zonës sonë, nëse do të gjejë të arsyeshme staturën time politike për ta mbështetur atë, e gjithë puna dhe veprimtaria ime do të jetë e përqendruar në prosperitetin dhe begatinë e banorëve të vendlindjes sime, njëra nga zonat më të spikatura për atdhedashuri, punë dhe përkushtim”, thekson Lladrovci.