Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton se është shëruar nga Coronavirusi.
Lladrovci tha se nuk ishte e lehtë mundja e këtij virusi.
Ai ka falënderuar mjekët për kujdesin ndaj tij.
Postimi i tij i plotë:
Përfundimisht u konfirmua se tashmë, COVID-19, e kam mposht plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.
Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.
Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.
Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të tjerë.
Respektoni rekomandimet e IKSHPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!