Ramiz Lladrovci shkarkon dy drejtorë

Drenas | 16 Jan 2017 | 19:47 | Nga

Dy drejtorë me aktakuzë në Komunën e Drenasit janë shkarkuar nga detyra me vendim të kryetarit të Komunës.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi.
Të dy këta janë me aktakuza.

Vendimi i marrë nga Lladrovci, pason po vendimin e tij të mëparshëm, kur nga detyra u larguan katër zyrtarë të tjerë komunalë.

“Pas shkarkimit të katër zyrtarëve komunal me aktakuza të ngritura, sot, në takim me drejtorët e drejtorive komunale, kam kërkuar që secili që ka aktakuzë të ngritur, të largohet nga detyra. Dy drejtorët politik, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, janë me aktakuza dhe tashmë nuk janë më drejtor të drejtorive”, ka thënë Lladrovci, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit dërguar medieve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme