Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një komunikate për media ka uruar të gjithë besimtarët musliman me dëshirën që kjo festë të jetë simbolika e paqes, urtësisë, solidarizimit me njëri tjetrin dhe bamirësisë.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit dhe gjithë vendit, me lejoni që ne emrin tim, të familjes sime dhe Komunës së Drenasit, të ju uroj festën e Kurban Bajramit gjithë qytetarëve të besimit Islam. Uroj që kjo festë e Kurban Bajramit të jetë simbolika e popullit shqiptar për paqe, urtësi, solidaritet me njëri tjetrin dhe bamirësi. Dëshiroj që kjo festë të ju gjejë të bashkuar në sofrat tuaja ne këtë ditë të bekuar, ne harmoni, paqe e mirëkuptim më njeri tjetrin, me plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj. Urime!”, thuhet në komunikatë.