Ramosaj njofton se heroi Demë Pozhari do të rivarroset në vendlindje

Prishtinë | 10 Gus 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftiar se pas një konsultimi me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj kanë vendosur që heroi Demë Pozhari të rivarroset në vendlindje më 21 gusht.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, ju njoftoj se, sot, së bashku me ish-Kryeministrin z.Ramush Haradinaj dhe Këshillin Organizativ kemi mbajtur takim rreth rivarrimit të Heroit të Kombit Demë Ali Pozhari!

Ceremonia do të mbahet më dt.21/08/2021, në ora 12:00, afër Xhamisë në fshatin Pozhar!

Amaneti i Heroit po jetësohet, eshtrat e tij do të pushojnë në vendlindje afër djemve dhe vëllezërve!

Lavdi përjetësisht!

BR

Të ngjashme