Ramosaj takohet me kandidatët për asamble në Deçan: Kemi plan të jashtëzakonshëm qeverisës

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka takuar kandidatët e AAK-së për Asamblenë Komunalë në Deçan, dhe shefat e shtabeve të tyre, me të cilët është dakorduar për rritjen e dinamikës së fushatës, planin e fushatës dhe komunikimin me elektoratin dhe gjithë qytetarët.

Ai tha se ka një plan të jashtëzakonshëm qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Aleanca e mobilizuar si gjithmonë, kësaj radhë në numrin fitues 121. Në kuadër të kësaj frymë sot takova dhe bashkëbisedova me kandidatët e AAK-së për Asamblenë Komunalë në Deçan, dhe shefat e shtabeve të tyre, ku u dakorduam për rritjen e dinamikës së fushatës, planin e fushatës dhe komunikimin me elektoratin dhe gjithë qytetarët!Padyshim jemi ballë hapur, sepse kemi folur me punë për katër vite, kemi një plan të jashtëzakonshëm qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe nuk kemi me u ndal.

#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121

BR

Të ngjashme