Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj ka marrë iniciativën për pastrimin e të gjitha pjesëve të qytetit të Deçanit.
Kësaj nisme i janë bashkuar edhe fshatrat përreth, duke e bërë Deçanin një vend të sigurt për shëndetin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Për ditën botërore të qyteteve të pastra kemi vazhduar me aksionin për pastrimin e të gjitha pjesëve të qytetit dhe po ashtu këtij aksioni iu kanë bashkuar të gjitha fshatrat e komunës tonë. Për këtë u jam falënderues të gjithë kryetarëve të fshatrave dhe secilit qytetar që sot ka ndarë kohë për të pastruar mjedisin që na rrethon. Të gjithë së bashku për Deçanin e pastër!